“Ruaj origjinën për ti dhënë vlerë të resë” ka qënë një nga objektivat në propozimin e interierit në këtë projekt. Për këtë është bërë një ndërthurje midis stilit industrial dhe atij modern. Me tavanet e zhveshur në formën e tyre fillestare e lartesi objekti që të jep shfrytëzim maksimal të hapësirës. Deri tek dominimi I materialit të drurit në të gjitha format e tij, që të kujtojne stilin skandinav modern, me pastertinë e koloreve në tonet e pastelit. Të ofron ndjesine e një ambjenti ‘të paster’ dhe mikpritës larg hapësirave të ftohta pa jetë. E gërshetuar me ndriçimin nga spotet dhe natyralin nga vetratat e larta të xhamit.