“Koncepti”-kombinimi perfekt midis abstraktes, modernes dhe natyrales.
Apartament I tipologjise 3+1, ku secila hapsirë ka stil dhe mobilim të ndryshëm në një bashkëveprim perfekt me njëra tjetrën. Zona e dites është e organizuar në një modul të vetëm ku hapësirat diferencohen nga materialet e përdorura dhe këndi i ngrënies. Ndryshimi I materialeve nga njëri kënd në tjetrin sjell diversitet dhe jep ndjesine e të ndenjurit në një ambient sa familjarë aq edhe natyror. Kjo si rrjedhoje e përdorimit të stilit industrial me tavanet e zhveshura nga çdo materializëm apo dhe nga design I gurit të lënë në gjëndjen e tij natyrale. Po ashtu vendosja e drurit si kontrasti qe të tërheq vemendjen me format e tij te rregullta gjeometrike deri tek forma e tij natyrale.
E kundërta ndodh me zonën e natës, me stil më neutral në linjat e pastra te modernes të nderthurura me artin grafik. Perdorimi I drurit si dekor së bashku me ndriçimin e qetë dhe natyral, në një harmoni perfekte dhe ndjesi çlodhëse. Të ndjekura nga format organike të mobiljeve dhe vetratat e xhamit, si të jesh ne brendësi te natyrës.
Apartament I stiluar duke marë frymezim nga konteksti natyror në kontraste të forte me zhurmën urbane te Tiranës.
Projekti i plotë
Location: Tiranë
Sipërfaqe: 130m2
Viti: 2022
Funksioni: Apartament
Interior design: ONEUM Architect