Sjellja e një kulture të re ku dominon modernia të shkrirë natyrshëm me gjelbërimin dhe kontekstin urban. Koncepti lindi si një sfidë kundrejt vetes per ONEUM, duke respektuar kërkesat e klientit për një ambjent relaksues dhe komfort.
Arkitektura e përdorur vjen si inspirim nga Santorini e njohur si arkitektura Cikladike, ku dominon ngjyra e bardhë dhe punimi I mureve. Stili të largon nga format simetrike dhe të rregullta të interierit, duke shkuar drejt atyre fluide si për të kujtuar detin dhe kaltërsinë e tij. Në kontrastë të fortë me gjelbërimin shumëngjyrësh dhe zhurmën urbane te zonës e cila ndodhet e pozicionuar fare pranë qytetit të Tiranës.