“Interier ku kontrastin e krijon deti” I tillë ka qënë objektivi në këtë projekt.
Vendndodhja në një nga zonat më piktoreske të Vlorës, në GreenCoast Palase, të stimulon të krijosh një ambient sa luksoz aq dhe të pastër në linja.
Stili I përdorur është modern I thyer me detaje në ndriçim të stilit boho me linja të pastra dhe tekstura të lehta.
Mbizotëron ngjyra e bardhë si kontrast I fortë me eksterierin dhe thyhet me ngjyrën e drurit të pjekur të parketit. E njëjta linjë shkon dhe me mobilimin në tonalitete të së bardhës me thyerje të lehta tek kuzhina.
Tek pjesa e zonës së ditës është përdorur tekstura e drurit e njejtë me ate të parketit për te krijuar një lidhje natyrale të ambienteve.
Favorizim për vilen është prania e vetratave të xhamit që krijon një ndriçim natyral maksimal dhe vizualitet në të gjitha anët.