“Interier ku kontrastin e krijon deti” I tillë ka qënë objektivi në këtë projekt. Vendndodhja në një nga zonat më piktoreske të Vlorës, në GreenCoast Palase, të stimulon të krijosh një ambient sa luksoz aq dhe të pastër në linja. Stili I përdorur është modern I thyer me detaje në ndriçim të stilit boho me linja të pastra dhe tekstura…
Sjellja e një kulture të re ku dominon modernia të shkrirë natyrshëm me gjelbërimin dhe kontekstin urban. Koncepti lindi si një sfidë kundrejt vetes per ONEUM, duke respektuar kërkesat e klientit për një ambjent relaksues dhe komfort. Arkitektura e përdorur vjen si inspirim nga Santorini e njohur si arkitektura Cikladike, ku dominon ngjyra e bardhë dhe punimi I mureve. Stili…
Harmoni, në një përzierje stilesh dhe dinamizëm materialesh e tonalitetesh e gjitha ne sherbim të funksionalitetit. I pozicionuar në zonën qëndrore të Tiranës, apartamenti zhvillohet si tipologji 2+1 ku secila nyje diferencohet nga materialet dhe stili. Në zonën e ditës dominon stili modern me thyerje të forta të ngjyrave dhe përdorim të drurit, në raporte me stilin neoklasik në nyje…
“On the top”- të tillë madhështie duhet të shprehë arkitektura në ndërtime si tipologjia e Universiteteve, që janë emblema e një shteti! Ky ka qënë dhe synimi në këtë projekt përmes arkitektures klasike të Greqisë, veçanërisht Panteonit. Por që e gjejmë dhe në elementët arkitektonike të qytetit të lashtë të Apolonisë. E shprehur përmes formave te rregullta gjeometrike me një…
Të frymëzohesh nga konteksti urban ku ndodhesh është sa sfiduese po aq dhe produktive. I tillë ka qënë për këtë apartament të ndodhur pranë kopshtit botanik të Tiranës në një nga zonat më piktoreske të qytetit. Të sjellesh natyrën brënda një hapsire të ngurtë përmes ngjyrave në tonalitetet e pastelit në një stil kontemporan ku ambientet marrin dritë. Kalimi nga…
“Koncepti”-kombinimi perfekt midis abstraktes, modernes dhe natyrales. Apartament I tipologjise 3+1, ku secila hapsirë ka stil dhe mobilim të ndryshëm në një bashkëveprim perfekt me njëra tjetrën. Zona e dites është e organizuar në një modul të vetëm ku hapësirat diferencohen nga materialet e përdorura dhe këndi i ngrënies. Ndryshimi I materialeve nga njëri kënd në tjetrin sjell diversitet dhe…
“Rikonstruksion- ndryshim rrënjësor” – sa fjalë e fortë kur e dëgjon aq dhe e përdorur gjërësisht në arkitekture. Të zhveshësh godinën nga çdo memorje e vjeter dhe të risjellësh një frymë të re. Deri diku I njejti koncept është përdorur nga ne, por duke ruajtur origjinën e ndërtimit fillestar. Vilë, që I përket kohës së monarkisë në Shqipëri 1928-1939, e…
Design që ndryshon në çdo hap, si për të dhënë miks emocionesh dhe të largon nga frika që përjeton kur shkon në një klinikë. Një perzierje natyrale midis stilit modern, kontemporan dhe artit grafik. Ambient që të fton të bëhesh pjesë e tij përmes ngjyrave të tokës dhe kontrasteve të forta të materialeve. Organizim I hapësirave përmes diferencimit të materialeve,…
“Kur design flet përmes ngjyrave” – I tillë është konceptuar të jetë ky apartament familjar I tipologjise 2+1, I vendosur në qytetin e Tiranës. Duke qene me siperfaqe shfrytezimi të kufizuar, jemi përpjekur që përmes mobilimit të përdorim në maksimum hapsirën për ti plotësuar të gjitha nevojat e familjes. Apartamenti është I organizuar në zonen e ditës dhe të natës,…
Arkitektura është dëshmia e jetesës, besimit dhe organizimit të një komuniteti. E tillë është dhe kisha e Qafperdolecit (Vermosh), një dëshmi e një kohe të vjetër që në një farë mënyre ka ndikim dhe sot. Teksa konceptohej fasada e Kishes, përdorimi i elementëve të vjetër ishte kusht I domosdoshëm, por gjithashtu edhe nxjerrja në pah e tyre. Për këtë, një…