Harmoni, në një përzierje stilesh dhe dinamizëm materialesh e tonalitetesh e gjitha ne sherbim të funksionalitetit. I pozicionuar në zonën qëndrore të Tiranës, apartamenti zhvillohet si tipologji 2+1 ku secila nyje diferencohet nga materialet dhe stili.
Në zonën e ditës dominon stili modern me thyerje të forta të ngjyrave dhe përdorim të drurit, në raporte me stilin neoklasik në nyje të veçanta si këndi I gatimit dhe ngrënies të ekuilibruar me ngjyrën e bardhë. Të gjitha siperfaqet e murit janë të punuara, për të krijuar një vazhdimësi nga njëri ambient në tjetrin.
Ndriçimit artificial, përmes spoteve, I është dhënë përparësi duke qënë shumë e vogel mundësia për ndriçim natyral. Përdorimi I toneve të forta të ngjyrës kafe të drurit, me grinë e mobiljeve e deri te detajet e zeza, të gjitha të grupuara brënda bardhësisë së mureve, si per te treguar se ndodhesh brënda një ambienti me kujtesë nga e shkuara të përshtatur bukur me bashkëkohoren.