“Kur design flet përmes ngjyrave” – I tillë është konceptuar të jetë ky apartament familjar I tipologjise 2+1, I vendosur në qytetin e Tiranës. Duke qene me siperfaqe shfrytezimi të kufizuar, jemi përpjekur që përmes mobilimit të përdorim në maksimum hapsirën për ti plotësuar të gjitha nevojat e familjes. Apartamenti është I organizuar në zonen e ditës dhe të natës, e kalimi bëhet shumë I natyrshëm. Zona e dites pozicionohet në një hapsirë të vetme me një ndarje natyrale përmes tavolinës së ngrënies. Zona e natës organizohet midis dhomës kryesore dhe dhomës së fëmijëve. Stili mbizoterues në apartament është modern, me linja të pastra dhe ngjyra të tokës. I ndërthurur me detaje arkitektonike si punimi I drurit tek dhoma e ditës e mobiljet dhe materialit të laminatit tek kuzhina. Apo me ngjyrat e pastelit tek mobiljet e dhomave të ndërthurura me linjat e pastra. Si për të krijuar pak më shumë atmosferë të ngrohtë rol kryesor luajnë dhe vetratat që mundësojnë ndriçim natyral maksimal.