Të frymëzohesh nga konteksti urban ku ndodhesh është sa sfiduese po aq dhe produktive. I tillë ka qënë për këtë apartament të ndodhur pranë kopshtit botanik të Tiranës në një nga zonat më piktoreske të qytetit. Të sjellesh natyrën brënda një hapsire të ngurtë përmes ngjyrave në tonalitetet e pastelit në një stil kontemporan ku ambientet marrin dritë.
Kalimi nga një ambient në tjetrin është kaq fluid me mobiljet me linja të harkuara në kontraste të plotë me ngjyrën e bardhë të mureve. Ndriçimi është lënë sa më I ulët duke I dhënë përparësi ndriçimit natyral përmes vetratave si element kryesor vizual. Zona e ditës, e gjitha në një modul zhvillimi, në një linjë stili me zonën e natës.
Dhoma kryesore dhe ajo e fëmijëve karakterizohet nga përdorimi minimal I koloreve në një harmoni monokrome të pastelit dhe artit grafik. Me mobilim në linja te pastra dhe forma të rregullta deri tek linjat e kurbezuara dhe format organike, sa natyral aq dhe funksional.