Të konceptosh një interier, për ONEUM është konkretizimi I ndjesive të klientit në përputhje të plotë me stilin e jetesës. I tillë është konceptuar dhe ky apartament I pozicionuar mbi liqenin e Farkës, në një nga komplekset rezidenciale moderne të kryeqytetit! Në një përzjerje midis stilit modern me detaje të veçanta të neoklasikes. Ndriçimi në të gjithë hapësirën është modern me përdorimin e ledit dhe të spoteve, por gjithashtu edhe natyral përmes vetratave të xhamit si favorizim I orjentimit juglindje. Po ashtu mobilimi është trajtuar me linja të pastra dhe organike, me tekstura të lehta dhe ngjyra neutrale. Për një ambjent sa më të ngrohtë dhe familjar, janë përdorur tonalitetet e ngjyrës së bardhë dhe bezhë në mure, me thyerje të forta tek mobiljet.